Ndryshimi i orarit dhe ndeshja e Kupës, Apolonia lajmëron tifozët

Apolonia-Lushnja, ose “derbi i Myzeqesë” në Kategorinë e Parë ishte planifikuar që të zhvillohej ditën e diel në orën 16:00 në qytetin e Ballshit. Por takimi ka ndryshuar datë. Sfida do të luhet dhe është shtyrë për një ditë më vonë, pra do të luhet të dielën në orën 16:00.

Ndërkohë që takimi nuk ndryshon destinacion do të zhvillohet në qytetin e Ballshit, në stadiumin”Adush Muça”, aty ku pritet që të ketë edhe shumë tifozë nga Fieri, nisur edhe nga organizimi që kanë bërë drejtuesit e klubit dhe administratori Olsi Bregu që është duke u marr enkas me këtë sfidë dhe mbarëvajtjen e saj deri në detaj.

Ndërkohë, në Fier presin tashmë edhe vendimin që do të marrë FSHF për sfidën me Kamzën, ku Apolonisë, për mosparaqitje të kundërshtarit i takon fitorja 3-0 në “tavolinë” dhe fierakët janë të kualifikuar për të vijuar më tej në Kupën e Shqipërisë…

 

E.S./Vipsport.al/