Ndreu: Besoj te Kastrioti im, Besëlidhja rival i fortë për Superioren

Ramazan Ndreu që në verë u rikthye në shtëpi duke marrë drejtimin e Kastriotit për ta rikthyer aty ku e ka lënë disa vite më parë, në elitën e futbollit shqiptar. Në prag të sfidës me Besëlidhjen, ai ka besim se të besuarit e tij do të fitojnë ndeshjen.

Besëlidhja

Kastrioti ka ruajtur një pjesë të kualiteteve të sezonit të shkuar, ndërsa trajneri Ndreu, me shumë eksperiencë në timon duke trajnuar disa ekipe të së Parës, por edhe në elitë ka pohuar: “Fituam ndeshjen e parë dhe morëm pikët, por tashmë duhet që të konsolidohemi edhe në lojë javë pas jave. Besëlidhja është një kundërshtar i fortë, ka grup me cilësi dhe kualitete, por ne luajmë në fushën tonë dhe na duhen 3 pikët”.

Kampionati

Ndreu flet edhe për rivalitetin dhe se sa mundësi ka skuadra që ai drejton që të rikthehet brenda vitit mes më të mirëve të futbollit shqiptar: “Shiko, Kategoria e Parë ka vite që është bërë shumë e fortë. Të dyja grupet kanë brenda shumë skuadra që kanë qenë në elitë, e madje kanë fituare dhe trofe. Kastrioti këtë sezon e ka marrë me shumë seriozitet, kemi ruajtur një pjesë të titullarëve të sezonit të shkuar, ashtu sikurse janë bërë edhe afrime. Mendoj se kemi shanse të mëdha që të rikthehemi në elitë, ndaj ndeshjet duhet ë t’i marrim me radhë”, – tha Ndreu në fund të prononcimit të tij.

E.S./Vipsport.al/