Ndërprerja e kampionatit i vjen në ndihmë, Teutës i rikthehen 3 futbollistë

Teuta në tri javët e para ka pasur mungesa, e megjithatë skuadra e trajnerit Blendi Shkëmbi nuk i ka ndier edhe aq shumë. Durrsakët janë treguar një ekip simpatik, i konsoliduar dhe që ka ende shumë për të dhënë sepse disa nga afrimet nuk janë ende në 100% e tyre.

Pa thënë se pritet që të debutojë edhe sulmuesi Khalid që vjen nga Prishtina, aty ku ka spikatur si shënues. Por, nga kjo ndërprerje dyjavore e kampi9ongait, pritet që durrsakët të kenë gati për ndeshjen me Vllazninë 3 futbollistë.

Beqja e Çyrbja që ende nuk kanë debutuar për këtë sezon por edhe një nga më të spikaturit e skuadrës, Sherif Kallaku. Me këto 3 rikthime, e natyrisht me një skuadër edhe më solide në vijën e parë me Khalid, durrsakët pritet që të jenë edhe më të fortë në vijimin e garës.

E.S./Vipsport.al/