Mustafi jep shembullin ideal: Kurrë nuk bëj luftë me klubet, nëse duan të më aktivizojnë do të luaj

Shkodran Mustafi nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij duke qenë se te Arsenali nuk po arrin të gjejë minuta të mjaftueshme. Megjithatë, ai ka treguar gatishmëri për çdo moment që trajneri Emeri do të ketë nevojë për të.

Në një prononcim për mediat, Mustafi pranoi se kurrë në karrierën e tij nuk ka pasur probleme me klubet duke shtuar se vetë ata e kanë në dorë nëse duan ta aktivizojnë apo jo.

“Unë kurrë nuk kam bërë luftë me një klub se pse nuk funksionojnë gjërat. Nëse do të mundesha të ndryshoja klub, do ta ndryshoja por kjo nuk ndodhi kështu që do të qëndroj pa bërë polemika. Babai im është edhe agjenti im dhe ka folur me shumë klube. M’u tha se jam futbollist i Arsenalit dhe trajneri konfirmoi se jam njëlloj si shokët e skuadrës prandaj edhe unë luajta sot. Tani, mbetet të pres për të kuptuar se çfarë ka rezervuar fati për mua”, tha Mustafi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/