Muriqi vendos limitin e golave personalë, trajneri Fenerbahçes e kundërshton dhe kërkon më shumë

Vedat Muriqi është në një periudhë të artë në këtë moment të karrierës. Sulmuesi u transferua te gjigandët e Fenerbahçes në merkaton verore, ndërsa deri më tani ka shënuar dy gola në katër ndeshjet e para të kampionatit. 25-vjeçari është shprehur së fundmi se nëse arrin të realizojë një kuotë prej 15 golash këtë sezon me turqit, atëherë do ta konsideronte të suksesshëm vitin e parë.

Por, nuk është i këtij mendimi trajneri i Fenerbahçes, Ersun Janal. Tekniku shprehet se Muriqi duhet të shënojnë të paktën 20 gola, pasi tashmë është në një klub si Fenerbahçe dhe niveli është i lartë.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, arriti të shënonte 17 gola në përfundim të kampionatit duke u renditur i dyti në tabelën e golashënuesve.

/Egi Çabeli-VipSport.al/