Muça: Te Flamurtari nuk vjen më koha e artë e presidentit Gjika, do mësohemi me humbjet e Skënderbeut

Trajneri Shkëlqim Muça, ka analizuar ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit, aty shprehet se Partizani fitoi duke qenë se ishte më shumë me këmbë në tokë. I ftuar në “Rubrika Sportive”, ai u shpreh se Partizani ishte më mirë edhe taktikisht. Ndërkohë,

“Ishte më me këmbë në tokë gjatë gjithë javës dhe fitoi taktikisht. Unë që kam luajtur futboll e shoh shumë keq këtë. Duke parë ndeshjen them se vendosja në pozicione ishte më logjike dhe dukej ekuilibër në fushë përveç minutave të para dhe fundit. ishte vështirë të kapej në befasi ndërsa ndodhi e kundërta. Tirana ka egërsi në sulm, por harron që ka edhe mbrojtje. Sa herë që Hoxhallari humbte topin, Partizani sulmonte mirë dhe fitoi lojën në mesfushë.

Batha, Hasani dhe Torasa janë pas sulmuesve dhe mund të luajnë aty. Hasani është më adapi pasi luan ndërsa Torasa ngatërrohej dhe ishte sot si lojtar pa kokë. Në mbrojtje nuk ekzistonte fare. Karabeci është lojtar që e njeh skuadrën dhe ekuilibrin. Tirana hyri me mendje që fitonte ndeshjen por harroi se ka përballë ekip që godet.

Psikologjikisht ra Tirana dhe pastaj luante pa logjikë. Në mesfushë nuk ishin ndarë mirë detyrat përveç Hasanit, ndërsa Partizani po luante shumë mirë dhe shumë i qartë”, tha Muça.

Për situatën e Flamurtarit
Edhe Skënderbeu pëson nga 4 gola, por ka skuadër, kurse Flamurtari të vjen keq se nuk ka skuadër. Koha e artë e presidentit Gjika nuk vjen më, ai ishte një njeri që jetonte me futbollin dhe Flamurtarin. Sa vite ka qenë në atë pozicione ka pasur në prioritet skuadrën, shumë i përkushtuar për futbollin. Nuk kanë për të gjetur më president si ai, do të vijnë vite të vështira për Flamurtarin, vitin tjetër do ta shohim më poshtë, është për të ardhur keq ai qytet që e do futbollin, se ka traditë”.

Për fitoren e thellë të Vllaznisë ndaj Skënderbeut
Surprizë me katër gola, por me Skënderbeun duhet të mësohemi këtë vit që mund të mposhtë Partizanin e mundet nga Bylis. Është skuadër pa stabilitet se motivet janë të pakta se vështirë të motivosh një skuadër që nuk e di ku do të shkojë pas kampionatit. Ata punojnë e stërviten, kanë trajner të mirë, por do të mësohemi me këto rezultate, nuk ka vazhdimësi kjo skuadër”.

/VipSport.al/