Motivimi i asistentit të Simeones para Juventusit: Preferoj të vdes me një shigjetë në gjoks dhe jo një në b…

Pjesë e suksesit të Diego Simeones te Atletiko Madrid është edhe German “Mono” Burgos, krahu i djathtë i tij, i cili njihet për karakterin e veçantë. Dikur ai nuk ngurroi të kërcënonte gjatë ndeshjes Murinjon se do ia këpuste qafën dhe të gjithë i rrinë larg atij që nga ai “El Clasico”.

Burgos njihet edhe për deklaratat e tij të çuditshme dhe në postimin e fundit në Instagram e ka ruajtur këtë famë që ka marrë. Duke shkruar për dy ndeshjet e radhës që luan skuadra e Atletiko Madrid, ndaj Real Sociedad dhe ndaj Juventusit, ai nuk ka kursyer frazat që kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale.

“Kjo është dita jonë e parë e punës për javën në të cilën përgatitim dy finalet që kemi së shpejti, Real Socidead dhe Juventus. Më kujtohet para një javë kur dhashë një intervistë e më pyetën se si po përshtaten lojtarët e rinj. Unë iu përgjigja se po bënin gjithçka në mënyrën më të mirë, por mbi të gjitha duhet të përshtateshin me peshën specifike që ka fanella jonë dhe kjo ka nevojë për një përgatitje mendore para se të vësh në provë trupin.

Kjo do të thotë të jetosh çdo ndeshje si të jetë finale. Ne përgatitim finale! Jo ndeshje! Kur një lojtar e kupton një mesazh të tillë direkt, është shumë më pranë arritjes së objektivit, që është tani, menjëherë! Dhe gjëja e parë që duhet të ketë në mendje dhe te të gjithë në përgjithësi është kjo frazë: Preferoj të vdes me një shigjetë në gjoks dhe jo me një në b…

Duhet dhënë jeta për shokun e skuadrës për të arritur suksese”, shkruante Burgos në postimin e tij në Instagram. /vipsport.al/

 

View this post on Instagram

 

Este es nuestro primer día de trabajo de la semana en la que nos vamos a preparar para las dos finales que tendremos en breve: La @realsociedad (4ªjornada de LaLiga Santander) y la @juventus de Turín (en el inicio de la @championsleague). Recuerdo hace unas semanas cuando di una entrevista a @ricardosierra en la previa contra el @getafecf que me preguntaba cómo se estaban adaptando los jugadores nuevos al @atleticodemadrid. Y yo le respondí que lo estaban haciendo de la mejor manera, pero a lo que más rápido deben adaptarse es al peso específico que tiene nuestra camiseta y esto requiere una preparación mental primero para disponer de buena forma al cuerpo después. Es decir tomar cada partido como si fuesen finales. Nosotros preparamos finales!!! No partidos!!! Cuando el jugador entiende este mensaje directo estas mucho más cerca de lograr los objetivos, pero es ahora, ya!!! Y lo primero que debe anidarse en esas mentes y en la de todos en general es esta frase: “Prefiero morir con una flecha en el pecho y no con una en el culo”. Hay que entregar la vida por el compañero y llevarlo al éxito!!! #atléticodemadrid #atletico #laligasantander #championsleague #cadapartidoesunafinal #preparamosfinales #entrenador #futbol #nosvemosenfutbol #repost @atleticodemadrid ・・・ Name this epic duo 🤘 #Boss #Masterminds #Atleti #Atlético #AtléticoDeMadrid #AúpaAtleti

A post shared by Germán Adrián Ramón Burgos (@germanadrianramonburgos) on