Mjafton një humbje për kritika, legjenda e Fenerbahçes: Fajin e ka Muriqi, ndeshja më e dobët

Fenerbahçe ka pësuar një humbje mbrëmjen e sotme duke u mundur në transfertë nga Alianspori me rezultatin 3-1. Megjithëse kaluan të parët në avantazh, miqtë nuk arritën të menaxhonin rezultatin duke pësuar 3 gola për të pësuar një humbje të rëndë.

Titullar në këtë takim ishte edhe Vedat Muriqi, sulmuesi shqiptar i cili së fundmi ka marrë elozhe për paraqitjet e tij, por jo për të sotmen. Legjenda turke e Fenerbahçes, Ridvan Dilmen u shpreh se Muriqi ishte fajtor për këtë humbje sepse kishte bërë paraqitje të tmerrshme me skuadrën.

“Futbolli është lojë e thjeshtë dhe duhet të luash thjeshtë. Nëse nuk e bën këtë gjë, përballë do të kesh një kundërshtar të stërvitur mirë. Shkak për humbjen sot ishte edhe Muriqi që ka bërë një ndeshje të tmerrshme, më të keqen që nga ardhja këtu. Nuk dinte të mbante një top”, u shpreh Dilmen. /Erjon Allaraj-VipSport.al/