Miqësoret e fundjavës / Skënderbeun e mund edhe Devolli, ngecin Bylisi e Laçi

Këtë fundjavë janë luajtur disa miqëosre, madje mes skuadrave të Superiores dhe Kategorisë së Parë, apo dhe me ekipet e Kosovës. Por,e dhe ndeshje të Kategorisë së Dytë janë zhvilluar.

Ajo që ka rënë në sy është disfata e Skënderbeut me Devollin në Korçë, ku skuadra e Dajës me mungesat e Ditës, Gripshit apo dhe Dajës e Turtullit është mundur 2-3. Bylisi është ndalur në Ballsh në barazim 1-1 me Ferizajn e Superligës së Kosovës.

Por, edhe Apolonia e Artan Mërgjyshit që këtë sezon synon Superioren ka barazuar 1-1 me Laçin elitar, ashtu si dhe Lushnja e besa në testin e dy ekipeve pretendente kanë dalë barazim 2-2.

Teuta ka fituar në Rrogozhinë 0-1 falë penalltisë së Emiljano Vilës, ndërsa kanë nisur përgatitjet herët edhe Albpetrol e Tomori të Kategorisë së Dytë, me beratasit që duan ngjitjen në të Parën. Ja rezultatet e ndeshjeve….

 

Skënderbeu-Devolli    2-3

Veleçiku-Vllaznia       0-2

Bylis-Ferizaj                1-1

Laçi-Apolonia             1-1

Dinamo – Tërbuni       2-1

Lushnja-Besa              2-2

Pogradeci-Maliqi         4-1

Egnatia-Teuta              0-1

Vora-Korabi                1-4

Albpetrol-Tomori        1-4

 

E.S./Vipsport.al/