Ministri hedh poshtë akuzat e Lilës: Heqja e pasaportave diplomatike është lajm i rremë

Në vitin 2016, Shqipëria arriti të bënte historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e një Europiani dhe atë vit, shteti shqiptar dekoronte të gjithë stafin e Kombëtares me pasaporta diplomatike në shenjë mirënjohjeje. Sakaq, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Andi Lila u shpreh se ato pasaporta janë hequr.

Futbollisti i Tiranës shtoi se ka qenë pikërisht ministri i jashtëm, Gent Cakaj ai që ka marrë vendimin për të hequr pasaportat diplomatike por në një postim në “Twitter”, Cakaj e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Ai shprehet se ky është një lajm i rremë dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në të.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fund e krye i gënjeshtërt”, shkruhej në postimin e Cakajt. /Erjon Allaraj-VipSport.al/