Mesi është i qartë: Nuk dua të largohem nga Barcelona! Nejmar? Nuk pyetemi ne për transferimet

Barcelona vendosi të mos rinovonte një kontratë me Mesin, duke ia lënë vetë në dorë të ardhmen. Nëse argjentinasi do, mund të largohet në verë falas nga Barcelona, megjithatë duket se “pleshti” nuk ka në plan të lëvizë.

Në një prononcim për mediat spanjolle, ai shprehet se ka dëshirë të qëndrojë, ndërkohë që ka folur edhe në lidhje me një transferim të mundshëm të Nejmar. Kohët e fundit, Mesi me të tjerë futbollistë, akuzoheshin se ishin kundër transferimit të Grizman apo edhe Nejmar, por vetë Mesi e ka hedhur poshtë diçka të tillë.

“Nuk dua të largohem nga Barcelona, por dua një projekt fitues. Nejmar? Jam i lumtur nëse vjen. Të them të drejtën, nuk e di nëse Barcelona ka bërë gjithçka për rikthimin e tij por di se bisedimet me PSG-në nuk janë të lehta. Ne kurrë nuk jemi pyetur në lidhje me transferimet, por vetëm kemi dhënë një opinion. Ne jemi një grup fantastik që mund të fitojmë gjithçka, edhe pa Nejmar”, u shpreh Mesi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/