Mesfushori shqiptar i Luftëtarit prezantohet në Greqi: Nder të kemi këtu të ardhmen e futbollit grek

Nga skuadra e Luftëtarit ka pasur largime të shumta në merkaton e verës dhe një ndër to është edhe mesfushori 19-vjeçar Mario Qerimi. Talenti i dalë nga akademia e Olimpiakosit, e ka mbyllur aventurën e tij në Gjirokastër dhe tashmë do të luajë në Greqi sërish, aty ku ka firmosur me skuadrën e Karavasit.

Diçka të tillë, e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare që e prezanton Qerimin si një talent që mund të jetë e ardhmja e futbollit grek duke parë edhe cilësitë që ai ka. Në të kaluarën, Qerimi ka qenë pjesë e Shqipërisë U16. Qerimi luan si mesfushor defensiv dhe te Karavas, shpreson që të rikthehet sërish në nivelet më të larta.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se opër sezonin e ri, talenti Mario Qerimi do të luajë me ne. Qerimi i lindur në vitin 2000 konsiderohet një nga talentet e futbollit grek dhe jemi të kënaqur që do të ketë mundësinë që të provojë te ne se mund të luajë në kategori më të larta. Ai ka filluar të luajë me Olimpiakosin, Shqipërinë U16. I urojmë Marios suksese dhe shëndet”, shkruhej në postimin e klubit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/