Merkato Partizani/ “Ushtarë” të rinj por objektiv i njëjtë, të kuqtë kërkojnë të mbrojnë titullin

Partizani arriti të fitonte titullin kampion në Shqipëri pas 26 vitesh mungesë, duke triumfuar ndaj Kukësit që e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Me në krye Skënder Gegën, Partizani u duk si skuadra që vështirë se mund të mundej, e madje jepte edhe shpresa se mund të kapte grupet e Ligës së Europës por merkatoja e verës solli shumë ndryshime.

Klubi shkëputi bashkëpunimin me Skënder Gegën me mirëkuptim ndërkohë që në vendin e tij u vu Franko Lerda i cili nisi menjëherë me merkaton. Në të njëjtën ditë me Lerdën, të kuqtë prezantuan dy goditje ku Uilliam Kordeiro dhe Esin Hakaj ishin dy futbollistët më të rinj. Sakaq, afrimet nuk u ndalën dhe Partizani arriti të firmoste dhe me futbollistë të tjerë, kryesisht nga kampionatet e huaja.

Solomon, Braun që ishte hero në Superkupë apo Boldor që është kthyer në mur për mbrojtjen e të kuqve, duket se janë goditjet e merkatos, pa harruar edhe Aristoteles Romeron që po arrin të sigurojë një vend titullari. Partizani e ka nisur kampionatin me humbje, por u rikthye shpejt te fitoret duke mundur Luftëtarin dhe Flamurtarin.

Ashtu si vjet, Partizani nuk di të shënojë shumë gola por në të njëjtën kohë ka edhe një mbrojtje e cila ia lehtëson punën Hoxhës. 2 gola të shënuar për 6 pikë, duken mjaftueshëm, por natyrisht Lerda pret më shumë gola nga të tijtë pasi kampionati është i gjatë. Të mbrosh titullin, është më e vështirë se ta fitosh dhe këtë, “ushtarët” e Partizanit e dinë mirë.

Afrimet e Partizanit:
Uilliam Kordeiro, Esin Hakaj, Rron Broja, Aristoteles Romero, Jozef Ekuban, Theofilus Solomon, Brajan Braun, Aldo Teqja, Deian Boldor, Agim Dajçi, Amir Bilali

Largimet nga Partizani:
Lum Rexhepi, Ardit Hila, Renaldo Kalari, Rubin Hebaj, Sodik Atanda, Dilaver Duka, Kevin Mombilo, Dashamir Xhika, Lukas Kardoso (huazim), Labinot Ibrahimi, Emanuel Mensah, Tijan Jaiteh

Skuadra aktuale e Partizanit:
Alban Hoxha, Aldo Teqja, Livio Malaj; Egzon Belica, Deian Boldor, Esin Hakaj, Eneo Bitri, Lorenc Trashi, Hektor Idrizaj, Amir Bilali; Bruno Telushi, Rron Broja, Aristoteles Romero, Esat Mala, Uilliam Kordeiro, Jasir Asani, Erald Çinari, Eneid Kodra, Kristi Kote, Besnki Ferhati, Alesio Hyseni; Jurgen Bardhi, Theofilus Solomon, Brajan Braun, Jozef Ekuban

Formacioni i mundshëm