Merkato Luftëtari  / Vjet synonin Europën, Luftëtari u kthye në “supermarketin” e verës!

Një vit më parë, Luftëtari vinte pas një aventure jo të mirë në Europë, E megjithatë sezoni nisi sërish me “oreks” për bluzinjtë, ndonëse kishin pësuar largimet e kualiteteve, e sidomos të Bregute  Abazajt.

Në katër javët e para 0 pikë, më pas kthesa, 4 trajnerë në sezon dhe shumë oshilacione, por në Gjirokastër shkuan deri në gjysmëfinalen e Kupës, e madje edhe duke qenë “kockë e fortë” sepse kualitete nuk mungonin.

Por, këtë verë, Gjirokastra u kthye në një supermarket vere, për ekipet e Kosovës dhe Superiores. Thuajse tërë titullarët e vjetshëm të larguar. Në ekip kanë mbetur vetëm Rapo, Açka, Fili që iu bashkua fazën e dytë bluzinjve apo dhe Hyseni e Oshfi apo shkodrani Kukaj që u bën titullarë vetëm javët e fundit.

Janë afruar shumë lojtarë këtë verë, mes tyre nga Bullgaria, Greqia apo dhe të rinj që kanë luajtur në Kategorinë e Parë. Mbijetesa duket e vështirë këtë sezon në Gjirokastër…

E.S./Vipsport.al/

Të afruar: Panajotis Paiteris, Cerezo Hilgen, Franc Lala, Enes Isufi, Redon Dragoshi, Paraskevas Prikas, Klinti Qato, Gresild Lika, Jurgen Dushkaj, Bledi Muçaj, Andi renja, Mario Morina, Angelmo Vyvent e Ardit Zijaji i rikthyer….

Të larguar: Shkëlzen Ruçi, Edvan Bakaj, Albano Aleksi, Xhekson Pereira, Rustem Hoxha, Behar Ramadani, Oltion Rapa, Ismail Dunga, Olaitan, Maldin Ymeraj, Dimitris Kotcionis, Ëraden, Hanti, Neziri.

 

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan