Merkato Laçi/ Starova vë objektiv titullin kampion, ndryshime të shumta në kampin bardhezi

Sulejman Starova u konfirmua këtë verë si trajneri i Laçit dhe paraqitjet e mira të bëra në Kupat e Europës, e shtynë trajnerin që të vinte si objektiv titullin kampion. Në fakt, Laçi nuk e ka nisur mirë kampionatin duke qenë se numëron vetëm 1 pikë pas 3 javësh kampionat, duke marrë një barazim ndaj Kukësit.

Kurbinasit kanë qenë aktivë në këtë merkato, duke afruar futbollistë të shumtë e njëkohësisht, duke larguar shumë të tjerë. Kapiteni Selmani, ishte padyshim largimi më me peshë nga Laçi megjithatë edhe Stazhilla premton siguri në portë pasi e njeh kampionatin shqiptar. Ish-portieri i Kukësit, po bën mirë në këto javë të para.

Sakaq, Laçi ka ruajtur boshtin e sezonit të shkuar duke mbajtur në ekip futbollistë si Gjoni, Fangaj, Xhixha, Lushkja apo edhe afrimi i Shehut që zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Kastriotin.

Në vitet e fundit, Laçi ka qenë gjithmonë skuadra që ka ditur t’i hapë probleme të gjithëve dhe duke marrë pjesë rregullisht në Kupat e Europës. Edhe këtë sezon, kurbinasit mund të arrijnë lart me kalimin e javëve, pasi si mbrojtja, ashtu edhe sulmi me Lushkjen, Xhixhën dhe Nuabueze premtojnë shumë.

Afrimet te Laçi:
Kirian Nuabueze, Aleksandër Injatoviç, Rudolf Turkaj, Aleksandros Zaimi, Renato Spahiu, Santiago Selmani, Teko, Julian Shehu, Flosard Malçi, Damian Gjini, Dimitri Stazhilla, Ersil Ymeri, Stenio Dutra

Largimet nga Laçi:
Bojan Najdenov, Ivan Galiç, Malik Mane, Sebastian Toro, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Denis Pjeshka, Klaudio Çema, Antoni Okpotu, Fjoart Jonuzi, Ded Bushi, Erisildo Smaçi, Gentian Selmani, Nikola Eler, Ndriçim Shtubina, Taulant Sefgjinaj

Skuadra aktuale e Laçit:
Dimitri Stazhilla, Edmir Sali, Erald Çuni; Abdurrahman Fangaj, Eglentin Gjoni, Aleksandër Inajtoviç, David Domgjoni, Irlian Ceka, Rudolf Turkaj, Ardit Deliu; Regi Lushkja, Julian Shehu, Ersil Ymeri, Damian Gjini, Elvi Berisha, Aleksandros Zaimi, Teldiano Guimares (Teko), Santiago Selmani, Kirian Nuabueze, Redon Xhixha, Flosard Malçi, Renato Saphiu, Fatmir Prengaj, Stenio Dutra

Formacioni i mundshëm