Merkato Flamurtari/ Vlonjatët të mbytur me problemet financiare, ndryshime rrënjësore në organikë

Flamurtari i këtij sezoni ka trashëguar problemet financiare të sezonit të kaluar teksa duke filluar nga muaji janar u larguan disa futbollistë të cilët nuk e duruan gjendjen financiare të klubit. Ndërkohë, disa të tjerë qëndruan deri në maj me shpresën se situata mund të ndryshonte për mirë.

Megjithatë, te kuqezinjtë nuk pati asnjë sinjal në verë, asnjë shenjë që të tregonte se era po ndërronte drejtimin. Kështu, ata që u larguan ishin emra të rëndësishëm për Superioren si portieri Koliçi, Batha, Torasa, Kale, Musta, Veliu etj… Duke shtuar këtu edhe trajnerin Ilir Daja, i cili pavarësisht të gjithave ashtu si edhe lojtarët e lartpërmendur nuk e lanë ekipin në baltë por qëndruan deri në fund.

Ndërkaq, këtë vit ekipi është ndryshuar rrënjësisht, ndërsa është formuar kryesisht nga futbollistë të rinj. Trajner është emëruar Dritan Sadedini, i cili ka si objektiv të mbajë vlonjatët në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa kampionati ka nisur si mos më keq, me Flamurtarin që nuk ka marrë asnjë pikë në tre ndeshjet e para. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Të afruar: Semir Bajraktareviç, Ardit Hoxhaj, Olsi Gocaj, Jurgen Vatnikaj, Lirim Mema, Denis Pjeshka, Shpëtim Moçka, Valdo Zeqaj, Ansi Nika, Sebastian Ariel Ibars, Bajram Nebihi, Elidon Selaci, Romedi Llapi, Yves Bationo, Jurgen Vrapi, Eljan Çelaj, Kreshnik Nebihi, Arlis Shala.
Të larguar: Enea Koliçi, Blerim Kotobelli, Artim Pollozhani, Emiliano Musta, Elton Kale, Agustin Torasa, Idriz Batha, Lejdi Liçaj, Andi Ribaj, Franc Veliu, Pano Qirko, Argjent Mustafa, Ardit Ziaji.