Merkato e Skënderbeut, ja si kanë ndryshuar këtë sezon bardhekuqtë

Skënderbeu e nis këtë sezon me një handikap të madh teksa korçarët panë se si CAS la në fuqi pezullimin 10-vjeçar nga kompeticionet europiane.

Edhe pse klubi juglindor nuk i ka humbur ende shpresat, teksa fjalën e fundit tashmë e ka Gjykata Federale në Zvicër, shumë lojtarë vendosën të largohen, ndërsa dënimi i prishi jo pak punë tetë herë kampionëve të Shqipërisë edhe në afrimin  e elementëve të rëndësishëm në merkato, pasi korçarët tashmë nuk mund të përdoren më si një trampolinë për t’u transferuar jashtë vendit.

Megjithatë, përforcimi më i rëndësishëm mund të quhet emërimi në krye të stolit të një emri si Ilir Daja. Tekniku i cili arriti majën me korçarët, duke kualifikuar për herë të parë një ekip shqiptar në grupet e Ligës së Europës, pranoi të merrte drejtimin e skuadrës edhe në një moment të vështirë, për të dhënë një kontribut jetik në këto momente, ku është diskutuar shpeshherë edhe ekzistenca e klubit. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Të larguar: Kristi Vangjeli, Marko Radas, Bruno Lulaj, Leonit Abazi, Toskiç, Pervan, Sibo ,Zani Kurti, Elmir Asani, Aldo Teqja, Enes Isufi dhe Kaba Sambu.
Të afruar: Marvin Turtulli, Artim Pollozhani, Enea Koliçi, Asion Daja, Leonit Vitija, Marlind Nuriu, Rei Nuriu, Emanuel Kofi Esien, Kristi Merko, Jorgo Meksi, Zhan Ndeki i huazuar nga Fortuna Dyseldorf, Malsor Ajeti, Arbnor Muja, Agon Elezi, Xhorxh Tampas, Faton Xhemaili i huazuar nga Kukësi.