Memushaj analizon kampionatin: I respektojmë të gjithë, disa skuadra më kanë surprizuar

Ledian Memushaj dështoi me skuadrën e tij që këtë sezon të ngjitej në Serinë A italiane dhe do të luajë edhe një tjetër vit në B. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, mesfushori i Kombëtares ka bërë një analizë të kampionatit si edhe ka folur për rivalët e Peskarës.

“Do të luajmë me Entelën me respektin më të madh sepse për derisa është ngjitur kaq lart, do të thotë se ka merita. Për ta ne do të jemi një kundërshtar shumë i fortë dhe kërkues. E përsëris që do të kemi shumë respekt, por ne jemi Peskara.

Përveç Entelës, po bën edhe Benevento mirë por kjo nuk është surprizë duke parë mënyrën se si është ndërtuar dhe çfarë stafi ka. Natyrisht potenciali nuk shfaqet menjëherë ashtu si edhe Frosinone, që do edhe pak kohë”, u shpreh Memushaj. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

more recommended stories

'; } ?>

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al