Mema buzëqesh para sfidës me Kukësin, rikthime të rëndësishme te bardheblutë

Tirana do të sfidojë ditën e nesërme ekipin e Kukësit, aty ku shpreson në një rezultat pozitiv për t’u shkëputur edhe më shumë në krye, duke lënë pas rivalin kryesor. Bardheblutë e kanë nisur mirë sezonin dhe ndeshjen e fundit në kampionat, mundën me rezultatin 3-1 Skënderbeun.

Pavarësisht se Tirana kishte mungesa të shumta, fitorja erdhi me pak vuajtje por me rezultat të kënaqshëm. Ndërkohë, në ndeshjen ndaj Kukësit, Mema ka më shumë mundësi për të bërë zgjedhje dhe do të jenë dy rikthime të rëndësishme për të.

Portieri Ilion Lika është rikthyer në Shqipëri, duke qenë se javën e shkuar ndodhej në Gjermani për arsye personale. Ai është bashkuar me grupin në stërvitje dhe pritet që të jetë titullar kundër Kukësit, ndërkohë që ashtu siç edhe ëhstë bërë e ditur më parë, Torasa është rikthimi tjetër. /Erjon Allaraj-VipSport.al/