Mbrojtja katastrofike e Arsenal, ish-futbollisti: Do doja të luaja shanset e mia kundër tyre

Arsenali nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin teksa në shumë raste nga këto ndeshje të para, është penalizuar nga reparti i prapavijës. Pasiguritë dhe gabimet në mbrojtje i kanë kushtuar topçinjve të cilët nuk fitojnë në tre ndeshjet e fundit të Premier League.

Sakaq, për gafat në mbrojtje është shprehur edhe ish-sulmuesi Piter Krauç, i cili është shprehur se do të preferonte edhe tani pas tërheqjes nga futbolli të luante kundër Arsenalit. Ish-futbollisti shtoi se i vjen keq për përpjekjet në sulm të Aubamejang. “ Nuk kam asgjë me skuadrat të cilat e luajnë topin nga mbrojtja, por ajo çfarë bëri Arsenali në ndeshjen e fundit ishte çmenduri. Edhe kur ishin duke fituar 2-0, sërish nuk kishin siguri. Dhe nuk u surprizova kur u barazuan.

Më ka shijuar të luaja ndaj Arsenalit gjatë karrierës. Ka shënuar nëntë gola kundër tyre, numri më i lartë për mua ndaj një ekipi. Duke parë mënyrën si po mbrojnë sivjet do të kisha luajtur edhe tani shanset e mia kundër tyre. Aubamejang është një sulmues botëror por nuk mund ta shpëtojë gjithnjë skuadrën nga vështirësia. Më vjen keq për përpjekjet e tij në sulm”, tha Krauç.