Mbrojtësi i Islandës: Shqipëria u duk e lodhur, por nuk meritonim të fitonim

Mbrojtësi i Islandës, Ragnar Sigurdson, është shprehur pas ndeshjes së mbrëmshme me Shqipërinë, se ekipi i tij e meritonte të humbiste edhe pse në fushë Shqipëria i ishte dukur pak e lodhur.Sakaq, mbrojtësi shtoi se skuadra kërkoi të fitonte por në vend të kësaj pësoi edhe dy gola të tjerë.

“ Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë për të fituar, dhe nuk e meritonim të fitonim. Ndiheshim mirë për ndeshjen, ishim gati, por ndonjëherë kështu ndodh.

Kur ishim barazim2-2, Shqipëria u duk e lodhur dhe donim të merrnim maksimumin, por në vend të kësaj pësuam dy gola. Është e vështirë të kuptosh çfarë ndodhi. Duhet ta shikojmë me qetësi dhe të vazhdojmë për të fituar takimin e radhës”, u shpreh Sigurdson.

/Egi Çabeli-VipSport.al/