Matuidi del kundër mbylljes së stadiumeve: Racizmi mbetet problem, por nuk është kjo zgjidhja

Racizmi në futbollin italian është kthyer në një problem të madh duke qenë se futbollistët me ngjyrë po përballen jo pak me “BUU”-në e famshme që simbolizon pasthirrmën e majmunëve, duke iu referuar personave me ngjyrë.

Në lidhje me këto thirrje, janë mbyllur disa herë stadiumet në Itali, por për Blais Matuidi kjo nuk është zgjidhje. Mesfushori i Juventusit që gjithashtu është përballur me të tilla gjëra, u shpreh se ditët e sotme ekziston teknologjia dhe mund të zbulohen ato të cilët ofendojnë futbollistët, duke sugjeruar vetëm dënime individuale.

“Ne nuk duhet të ndalemi. Ka diçka në lidhje me racizmin që në botën e futbollit duhet të funksionojë. Sot ka teknologji dhe mund të zbulohen lehtë ata që bëjnë “BUU”. Nuk është më koha që të mbyllet stadiumi dhe të ndëshkohen ata që nuk kanë faj vetëm e vetëm se disa janë racistë”, u shpreh Matuidi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/