Markez nuk e diskuton triumfin në shtëpi, garën e bën interesante beteja për vendin e dytë

Mark Markez koleksionon fitoren e radhës duke iu afruar edhe më shumë konfirmimit si kampion edhe për këtë kampionat botëror. Piloti i Hondës kishte një motiv më shumë për të marrë suksesin, teksa bëhej fjalë për Çmimin e Madh të Spanjës.

Në pistën e Aragon, spanjolli nuk e diskutoi për asnjë moment vendin e parë, duke e mbrojtur me fanatizëm nga starti i garës deri në finishin e saj. Ndërkohë, legjenda e këtij sporti, Valentino Rosi nuk ia doli të shkonte më shumë se vendi i tetë teksa gjatë garës humbi dhe nuk mundi të ruante ritmin e pilotëve të tjerë.

Ndërkaq, emocionuese deri në fund ishte gara për vendin e dytë të podiumit. Pati një duel mes Vinjales me Yamahën e tij dhe Doviciozos me Dukatin. Në fund ai që triumfoi ishte italiani, ndërsa Vinjales humbi edhe shkallën e fundit të podiumit ndërsa i treti përfundoi Xhek Miller.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan