Maqedonia e Veriut, rezultati dhe renditja / “Ngjallet” Vardari, mund Renovën në transfertë

Është luajtur sot edhe sfida e fundit e javës së katërt të ligës së parë në Maqedoninë e Veriut, mes Renovës dhe Shkupit. Një duel mjaft interesant, i dyluftuar dhe madje ka pasur edhe kartonë të verdhë, plot 6 kartonë të verdhë.

Takimi Renova-Vardari i Shkupit ka përfunduar me rezultatin 0-1 dhe këtë derbi e ka fituar ekipi i Vardarit me golin e shënuar nga Xhemal Ibishi, duke treguar edhe një herë se mbeten edhe këtë sezon një skuadër mjaft e fortë, por edhe pretendente për titullin kampion, duke parë edhe ecurinë jo të mirë të rivalit të tyre tradicional, Shkëndisë së Tetovës në këto javët e para.

Vardari ka 7 pikë tashmë, ndërsa është 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Akademija Pandev.

Rezultati

Renova-Vardar Shkupi 0-1

Goli: D.Ibishi 65’

E.S./Vipsport.al/