Manaj: Për mua kishte rëndësi vetëm të fitonim, Hysaj më falënderoi por nuk më premtoi drekë

Rei Manaj ishte ndër lojtarët më të dalluar duke dhënë një asist perfekt për Hysajn, ndërkohë që u shpreh se për të nuk ka rëndësi që të shënojë por me rëndësi ka që të fitohet ndeshja.

“Bëmë një nga ndeshjet më të mira dhe golin që nuk e shënova nuk ka rëndësi. Shpresoj vetëm që të bëjmë të tjera ndeshje si kjo dhe të marrim pikë. Zgjedhjet i bën trajneri. nuk kam pakënaqësi se pse nuk shënova por jam shumë i lumtur që fituam.

Asisti për Hysajn? Hysaj më falënderoi pasi golit dhe në dhomat e zhveshjes. E meriton pasi ka pasur kritika dhe është lojtar i madh dhe e ka merituar. Nuk më ka premtuar as drekë dhe as darkë”, tha Manaj. /VipSport.al/