Maldini: Derbi është i rëndësishëm, por falë Zotit jo aq sa të fitosh një trofe

Italia ndodhet zyrtarisht në klimën e derbit duke qenë se të shtunën do të luhet takimi mes Interit dhe Milanit, ndeshje kjo që gjithmonë ka dhuruar spektakël. Në prag të këtij takimi, ka folur legjenda e klubit kuqezi, Paolo Maldini i cili shprehet se natyrisht një ndeshje derbi është shumë e rëndësishme.

Ai shtoi se më shumë se ndeshja, rëndësi ka që të fitohet një trofe duke e vënë para derbit. Sakaq, Maldini ka kujtuar edhe kohën kur luante vetë Derbi ku mbetet një nga futbollistët që është duartrokitur si nga tifozeria e Milanit, ashtu edhe nga ajo e Interit.

“Derbi është gjithmonë një histori e bukur, por falë Zotit nuk e ka rëndësinë që mund të ketë një trofe në fund të sezonit. Unë ka luajtur shumë derbi dhe të gjithë kanë qenë të ndryshëm. Në derbi ndjen gjithmonë ngrohtësinë e tifozerisë por unë e kam ndjerë edhe në ndeshje të tjera, kur stadiumi mbushej me nga 72 mijë mbështetës”, u shpreh Maldini. /Erjon Allaraj-VipSport.al/