Lushnja nuk e mori as në fazë përgatitore, tifozët akuzojnë stafin dhe klubin

Në Lushnjë vitet e fundit është ngritur shpesh si problematikë mungesa e talenteve. Në fakt, specialistët vendas ia kanë hedhur fajin terreneve që lënë për të dëshiruar, e sidomos infrastruktura ku stërviten dhe luajnë moshat, që nga fëmijët e deri tek U-19.

Tërësisht të degraduara dhe të papërshtatshme për një fëmijë apo të ri që ka ëndërr të bëhet sportist. Sezonin e shkuar, e sidomos në gjysmën e dytë të tij, nga drejtuesit lushnjar dhe trajneri Ilir Gjyla e stafi i tij pati një mbështetje për të rinjtë. Mirëpo sipas tifozëve nuk është bërë në mënyrën e duhur dhe janë vetë trajnerët ata që i largojnë…

Sepse së fundmi, një futbollist me perspektivë, 19 vjeç nga Lushnja nuk është grumbulluar në fazën përgatitore në Përmet dhe është testuar në Itali, aty ku do të luajë në ligat e ulëta.

Dhimtër Shano, një djalosh mjaft i talentuar. Duket absurde. Kjo ka irrituar pa masë edhe tifozët lagunarët të cilët ja vënë fajin stafit dhe sipas tyre ekipi funksionon ende me qoka.

E.S./Vipsport.al/