“Luftoni për familjet tuaja, luftoni për Shqipërinë”, porositë e fundit të Bushit bëjnë xhiron e rrjetit

 Si zakonisht para ndeshjeve, kur trajnerët japin këshillat e fundit për skuadrat e tyre kur zbresin në fushën e lojës, bie në sy mënyra se si trajneri Alban Bushi i Kombëtares U-21 motivon skuadrën dhe lojtarët.

Madje, ajo që vihet re është se në krah të skemës janë edhe disa pika, por që në fakt, duket e habitshme një motivim i tillë, aq më tepër kur kemi të bëjmë me lojtar profesionistë dhe që luajnë në Akademi nga më të mirat në Europë, apo dhe në Serinë B.

Me sa duket porositë e fundit të Bushit në ndeshjet zyrtare, ose nuk janë ideale, ose lojtarët nuk i zbatojnë sepse Shpresa U-21 shumë pak ka marrë rezultate pozitive.

Porositë e fundit të Bushit duket se po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa trajneri duhet që të ndryshojë skemë motivimi…!

E.S./Vipsport.al/