Luftëtari-Laçi, formacionet e mundshme/ Dy trajnerët nuk bëjnë ndryshime, vetëm fitorja bën punë

Luftëtari dhe Laçi po vuajnë mungesën e rezultateve. Nëse për bluzinjtë ishte disi e pritshme, e kundërta mund të thuhet për Laçin duke qenë se kurbinasit kanë pretendime këtë sezon dhe vetë Starova tha se luajnë për titullin kampion.

Në javët e para dy skuadrat kanë marrë rezultate negative dhe nesër synojnë që të marrin vetëm fitore. Trajneri i Luftëtarit, Jorgo Marantas është disi i kushtëzuar nga skuadra duke qenë se nuk ka alternativa të shumta në formacion dhe është i detyruar të luajë me të njëjtin formacion si në Shkodër.

Nga ana tjetër, në kushte më komode është Starova që ka një organikë të pasur megjithatë, as “Bobi” nuk pritet që të bëjë surpriza dhe ndryshime ku nga Stazhilla e deri te Nuabueze, Starova mund t’i besojë atyre që ka pasur në të kaluarën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Luftëtari: Paiteris, Lala, Demo, Isufi, Rapo, Prikas, Açka, Hyseni, Renja, Fili, Ziaj
Trajner. Jorgos Marantas

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Injatoviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze
Trajner. Sulejman Starova