“Lufta kundër trukimeve”, Federata Angleze dënon ish-mbrojtësin e Barcelonës për një reklamë në vendlindje

Ditët e sotme çdo ditë e më shumë po bëhet një luftë për të ndalur trukimet në futboll dhe të shumta janë dënimet apo gjobat që kanë marrë klubet dhe futbollistët. Së fundmi, pre e një gjobe ka rënë edhe mbrojtësi kolumbian Jerri Mina i cili ishte pjesë e Barcelonës por u largua për të kaluar në kampionatin anglez.

Mina është dënuar nga Federata Angleze me 10 mijë paund gjobë duke qenë se ka marrë pjesë në një spot publicitar për një kompani bastesh. Kjo është e ndaluar në Angli duke qenë se po bëhet një luftë për të ndaluar lojërat e fatit dhe aq më tepër ato që lidhen me futbollin dhe nga të cilat mund të trukohen ndeshjet.

Mina është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e tij dhe këtë spot publicitar e ka bërë pikërisht në Kolumbi. Mbrojtësi i Evertonit do të duhet të paguajë gjobën pasi të rikthehet në Angli dhe të bashkohet me Evertonin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/