Lista/ Golat e Di Marias nuk ishin rastësi, Realit i kanë shënuar edhe shumë ish-madrilenë

Real Madridi zhgënjeu mbrëmjen e djeshme duke u mundur me rezultatin 3-0 nga PSG-ja. Skuadra madrilene nuk e rrezikoi asnjëherë seriozisht portën e Navasit, duke mos numëruar asnjë gjuajtje në kuadrat në përfundim të takimit.

Nga ana tjetër, Angel Di Maria realizoi dy gola ndaj ish-skuadrës së tij. Argjentinasi shtohet në këtë mënyrë në listën e futbollistëve që kanë arritur të ndëshkojnë Realin, duke qenë se në të kaluarën ka pasur edhe shumë të tjerë, si në Champions, ashtu edhe në kampionat.

Në total, janë 9 futbollistë të cilët kanë luajtur me fanellën e Realit dhe më pas, i kanë shënuar madrilenëve në Ligën e Kampionëve me një tjetër fanellë. Zamorano, Hulio Sezar, Morientas, Roben, Shnajder, Huntelar, Hames Rodrigez dhe së fundmi Di Maria janë “ish-ët” që kanë ndëshkuar Realin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/