Limaj për “VipSport”: Kukësi ka vite që luan për titullin, rivalë kemi 3 skuadra këtë sezon

I ardhur me shumë polemika te Kukësi, mesfushori Vesel Limaj e ka justifikuar sakrificën e klubit verilindor duke u kthyer në një nga futbollistët më të rendësishëm të Kukësit. Ish-futbollisti i Bylisit që në të kaluarën ka luajtur në Gjermani e Austri, duket se ëahtë ambientuar me futbollin shqiptar dhe jetën këtu.

Diçka të tillë, mesfushori e ka pranuar në një intervistë për “VipSport.al”, duke u shprehur se me Kukësin synon titullin kampion këtë sezon. Ai shtoi se verilindorët kanë krijur nje grup te denjë për të luftuar deri në fund, ndërkohë që zbulon edhe rivalët direktë të Kukësit.

Vesel, ka kaluar një kohë e gjatë që nga ardhja jote në Shqipëri. A je ambientuar me futbollin këtu?
Po është e vërtetë që kam më shumë se një vit këtu. Të them të drejtën jam ambientuar mirë si me futbollin shqiptar, ashtu edhe me jetën në Shqipëri.

Çfarë mendimi ke për Superioren si kampionat dhe futbollin shqiptar në përgjithësi?
Mendoj se është një kampionat shumë i fortë si fizikisht, ashtu edhe taktikisht. Nga dita në ditë, niveli i futbollit këtu po pëson një rritje.

Ku mendon se duhen bërë ndryshime për të mirën e futbollistëve?
Në fakt dihet tashmë se për çfarë kanë nevojë futbollistët dhe nuk mund të them diçka specifike. E mira është që çdo klub, të plotësoje sa më shumë kushtet për të mirën e dy palëve.

Çfarë ka ndryshe Kukësi këtë sezon nga i vjetshmi?
Objektivat e Kukësit mbeten të njëjtat. Kanë ardhur disa futbollistë të rinj dhe jemi krijuar një grup shumë i mirë. Tani shpresoj që çdo gjë të na shkojë mbarë.

A ka forcë Kukësi për të fituar titullin kampion dhe kë sheh si rival direkt?
Jo vetëm këtë vit, por Kukësi ka 7 vite që lufton për titullin kampion. Është ndërtuar një skuadër për këtë objektiv dhe shpresoj që këtë sezon, të jemi ne fituesit në fund. Rivalët tashmë dihen dhe janë Partizani, Tirana e Teuta.

Shqipëria dhe Kosova zbresin në fushë këtë javë me nga dy ndeshje. Si i parashikon?
Nuk e di, janë ndeshjë shumë të vështira për të dyja skuadra por normalisht dëshira ime është që të fitojnë. Mbetet të shihet tashmë loja në fushë e iu uroj fat dhe paraqitje sa më të mira. /Erjon Allaraj-VipSport.al