Lila: Do doja që Kosova të kishte 4-5 lojtarë nga Shqipëria. Ne na hoqën edhe pasaportat diplomatike

Andi Lila, mendon se që Kosova të ishte më përfaqësuese, duhej që të kishte në gjirin e saj futbollistë nga Shqipëria, ashtu siç ka pasur nga Kosova gjithë këto vite kombëtarja kuqezi. Në Procesi Sportiv, Lila theksoi gjithashtu se kohët e fundit, të gjithë futbollistëve që morën pjesë në Euro 2016, u ishte hequr pasaporta diplomatike që kishin marrë asokohe nga shteti shqiptar.

“Në radhë të parë urime Kosovës, do të isha i lumtur nëse do të kishte edhe 4-5 lojtarë të Shqipërisë në përbërje, siç i ka pasur gjithmonë Shqipëria. Gjithsesi jam i lumtur se janë miqtë e mi atje.

Në Shqipëri, në 2016 në kulmin e saj, të gjithë ishin nga pas saj, vëmendja ishte te ne me sukseset. Tani, Ministri i Jashtëm, për koincidencë nga Kosova, këtë ekip kombëtar që kryeministri Edi Rama e dekoroi si ambasadori më i mirë duke i dhënë pasaportë diplomatike, sot Ministri që vjen pas 3 vitesh i hoqi pasaportat diplomatike. Ata lojtarë që luftuan në Beograd e të gjithë ishin mbrapa, vjen një djalë i ri Ministër i Jashtëm nga Kosova e na zhdekoron”, tha Lila. /vipsport.al/