Lerda: Vendim absurd i gjyqtarit, sot morëm maksimumin nga rrethanat

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, mendon se fitorja e sotme ndaj Flamurtarit, nuk ishte edhe aq e vuajtur sa dukej. Pas sfidës, në fjalët për “SuperSport” ai insistoi se ekipi kishte menaxhuar mirë situatën e krijuar nga një vendim i gjyqtarit për kartonin e kuq të cilin e vlerësoi si absurd.

“Në gjysmë orën e parë bëmë ndeshjen, kaluam në avantazh, komandonim lojën gjerësisht. Pastaj morëm këtë të kuq të pabesueshëm, diçka pa kuptim. Pastaj pas ndeshjes së tretë brenda javës, e katërta brenda 15 ditësh, nuk mund të shtynim më, u vendosëm prapa me rregull, nuk pësuam asnjë gjuajtje në portë dhe kjo ishte ndeshja.

Nervozizëm? Nuk ndodhi asgjë brenda dhomave të zhveshjes. Nuk keni qenë brenda dhe nuk mund ta thoni.

Nuk shqetësohem nga kjo, shqetësohem kur nuk krijojmë raste. Para pak ditësh krijuam shumë raste,. Ka raste kur duhen më shumë mundësi por duhen parë lojtarët në dispozicion. Sot ishte një ndeshje ndryshe, ishin dy të ndryshe, pasi 30 minuta e parë ishte gjithçka në rregull, pastaj ishte ky vendim absurd që na bëri të luajmë më ngadalë.

Sot luajtëm më pak në vertikale, se na mungonte një sulmues, fillimisht kishim Asanin e pastaj Braun, ishte e vështirë t’i gjenim. Por e përsëris se e kemi bërë disa herë në 30 minutat e parë, por pastaj vertikalizuam më pak e u munduam të mbanim topin, atë e bëmë mirë se ekipi mbajti mirë pozicionet dhe nuk rrezikuam. Ky ishte maksimumi që mund të bënim sot, në këtë ndeshje dhe në këtë situatë.

Kur kthejmë lojtarët në pankinë, është nga gjendja e lojtarëve, Ne luajtëm Superkupën para 15 ditësh, pastaj erdhën këto tre ndeshje, duhej të menaxhonim forcat e të gjithëve”, tha Lerda. /vipsport.al/