Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Lerda: Tiranës nuk i druhem edhe pse i kam sjellë fat, tifozët kanë të drejtë se paguajnë biletat

Partizani luan një takim shumë delikat përballë Bylisit, që është një nga skuadrat më në formë të momentit. Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri i Partizanit, Franko Lerda i cili ka folur për ndeshjen ndaj ballshiotëve si edhe për derbin mes Tiranës dhe Partizanit që luhet pak ditë më vonë.

“Formacioni? Për sa i përket formacionit, sigurisht që mund të ketë disa ndryshime. Por, më parë duhet të vlerësoj gjendjen fizike të lojtarëve duke ditur që kemi zhvilluar një ndeshje në Kupë. Gjithçka do ta vlerësoj ditën e nesërme sepse sot kemi kryer seancën e fundit stërvitore dhe mendoj që diçka mund ta ndryshojë në organikë.

Bylis? Bylis nuk është aspak i lehtë. Ka vlerësimin maksimal tonin. E kam ndjekur me vëmendje në dy takimet që kanë zhvilluar si ndaj Skënderbeut, ashtu edhe ndaj Kukësit. Do të kërkoj nga skuadra ime të jetë mjaft agresive. Është një skuadër që vrapon shumë, por ne duhet të kemi qetësinë e duhur. Të jemi të qetë dhe në fund të marrim 3 pikët.

Presioni? Kur je pjesë e Partizanit dhe sidomos kur je skuadër kampione, ke më shumë presion se ekipet e tjera. Sezonin e kaluar Partizani nuk u nis si skuadër që do të synonte titullin kampion, pra nuk kishte atë impenjim që ka impenjimin këtë edicion sepse do të mbrojmë titullin kampion. Kjo cilëson presionin që ka skuadra. Të gjithë ekipet duan të bëjnë mirë, duan të fitojnë ndaj nesh dhe kjo mund të na sjellë presion.

Reagimi i Asanit? Nuk mendoj, nuk më intereson se çfarë flitet për vendimet që unë marr. Unë vendos në bazë të asaj që shoh në fushën e lojës. Kështu që s’mund të humbas kohë apo energji për vendimet që unë marr.

Harmonia? Mendoj që harmonia është shumë e mirë. Besoj se diçka e tillë ndodh në gjithë ekipet e tjera. Në skuadrën tonë ka lojtarë shqiptarë, lojtarë amerikano-latinë. Ne mundohemi të punojmë në mënyrë që harmonia dhe grupi të funksionojnë sa më mirë.

Menaxhimi i grupit? Puna ime është të menaxhoj grupin. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion të zbatojnë rregullat dhe detyrat që unë jap. Mendoj se është detyra ime. Kush nuk dëshiron t’i zbatojë rregullat në fushën e lojës, them se nuk është problemi im.

Kritikat për lojën? Siç e thashë dhe më parë, skuadra që unë drejtoj është ndërtuar në etapa. Ne thjesht duhet të konkretizojmë një skemë loje. Ka trajnerë të ndryshëm që luajnë me skemat që preferojnë. Ne përpiqemi që me skemën që kam vënë në jetë të rritemi javë pas jave. Por, duhet theksuar që me skuadrën kanë filluar ndeshjet edhe lojtarët që kanë luajtur në Kupat e Europës. Ata kanë pasur një përgatitje mjaft të mirë. Disa kanë qenë të lodhur, disa kanë marrë ngarkesë më shumë se ç’duhet. Një pjesë e futbollistëve të ardhur tani, nuk kanë pasur kondicionin e duhur fizik. Në këtë moment që ne flasim, skuadra sa vjen e konkurrohet për të arritur dhe realizuar idetë që unë kërkoj të shfaqin javë pas jave.

Tifozët? Përgjigja për tifozët është që javë pas jave, ne si ekip, si skuadër të përmirësohemi duke marrë rezultatet që ata dëshirojnë. Ata kanë të drejtë pasi paguajnë biletën dhe kanë të drejtën e tyre të na gjykojnë.

Derbi? Nuk është kusht që të fitojmë domosdo ndeshjen e nesërme kundër Bylisit pasi absolute nuk ka në futboll. E mira është që të impenjohemi në maksimum për të bërë më të mirën në takimin ndaj Bylisit.

Kordeiro? Melo është bashkuar me grupin. Mendoj se ka kaluar problemet që ka pasur disa ditë më parë. Mendoj se do të jetë në dispozicion të skuadrës.

Bylisi nga Kategoria e Parë? Nuk mendoj se do të jetë avantazh i yni, duke ditur se Bylis është një skuadër që sapo është rikthyer në Superiore. E thashë edhe më parë që ka bërë mjaft mirë në këto javë të kampionatit.

Frikë nga Tirana? Nuk kemi pse t’i druhemi Tiranës. Kam parë vetëm një pjesë loje të ndeshjeve të saj. E kam ndjekur vetëm një ndeshje në stadium Tiranën. I kam sjellë fat Tiranës pasi në atë ndeshje ka fituar 3-0 kundër Luftëtarit. Duhet ta përgëzojmë për çfarë ka bërë deri më tani pasi gjendet aktualisht në vendin e parë. Akoma s’kam krijuar një mendim të qartë për ta. Objektivi ynë është ndeshja e nesërme kundër Bylisit”, tha Lerda. /VipSport.al/