Lejoi klubin e Lenjanit të luante në Europë, UEFA gjobit Federatën Zvicerane

Në vitet e fundit, EUFA ka marrë shumë masa kundrejt klubeve duke iu dalë jo pak në mbrojtje futbollistëve dhe dy sezone më parë, ishte Sioni skuadra e cila u dënua dhe UEFA vendosi ta përjashtonte me 2 vjet nga Kupat e Europës. Shkak për këtë ishte bënë një problem me Soshon në lidhje me transferimin e Ismael Jarteit.

Megjithatë, Federata Zvicerane e Futbollit duket se nuk e ka marrë parasysh këtë dënim që UEFA i ka dhënë Sionit. Klubi në të cilin bën pjesë edhe Lenjani, e mori licencën nga Federata dhe kishte të drejtën që të luante në Europë, gjithmonë duke u bazuar te licenca që Federata i ka dhënë.

Kështu, UEFA ka vepruar sërish dhe tashmë është Federata ajo e cila e ka pësuar. Institucioni më i lartë i futbollit në Europë, ka gjobitur me 50 mijë euro federatën dhe tashmë, duket se Federata ka marrë një mësim dhe do të mendohet mirë para se të japë licenca në të ardhmen. /Erjon Allaraj-VipSport.al/