Legjenda e Junajtid kundër Raiolës: Një turp i vërtetë, klubi nuk duhet të merret me të

Merkatoja e verës që u mbyll pak javë më parë, solli shumë polemika dhe njëkohësisht shumë futbollistë e shprehën hapur dëshirën e tyre për t’u larguar nga skuadrat ku aktualisht ndodhen. Një prej tyre ishte edhe Pogba i cili donte me çdo kusht të bashkohej me Realin dhe diçka të tillë e pranoi edhe agjenti Mino Raiola.

Sjellja e Raiolës, duket se i ka shqetësuar te Mançesteri dhe ka qenë legjenda Geri Nevill ai që ka kërkuar nga klubi që të ndërpritet bashkëpunimi me të. Nevill e ka konsideruar të turpshëm menaxherin e Pogbas dhe që njëkohësisht menaxhon disa nga futbollistët më të mirë.

“Pogba e ka treguar hapur se do t largohet, ndërsa Raiola është më turp. Ai nuk ka lidhje me vlerën e klubit dhe duhet që Junajtid të ndërpresë marrëdhëniet me të. Është një menaxher i turpshëm jo vetëm për ne por për të gjithë Europën. Duhet ndryshuar diçka, Raiola nuk duhet të ketë më lidhje me Mançesterin”, u shpreh Raiola. /Erjon Allaraj-VipSport.al/