Legjenda e Barcelonës: De Jong do të shënjojë një epokë, Real Madrid ka njëmijë jetë

Legjenda e Barcelonës, Çavi Hernandez mendon se mesfushori De Jong do të ketë një histori fantastike me Barcelonën, ndërsa shprehet se ai ka gjithçka dhe se punon për skuadrën. Sa i përket krizës së Real Madrdi, ish-mesfushori theksoi se diçka të tillë e ka përjetuar shumë herë, por madrilenët kanë 1000 jetë.

“ Ai i ka të gjitha. Mënyra si e merr topin, fuqia në nisje. Mënyra e pasimit. Gjithashtu është shumë punëtor për ekipin, është agresiv. Nuk humbet pozicionin por as topin. Ky djalosh do të shënjojë një histori, por nuk duhen harruara edhe Artur dhe Rakitiç. Barcelona ka një mesfushë të shkëlqyer për të dominuar ndeshjet. Nuk besoj se Reali është në depresion.

E kam përjetuar shumë herë këtë situatë, por madrilenët kanë njëmijë jetë. Viti i kaluar është një mirazh. Me siguri Reali do të luftojë për gjithçka. Dhe mendoj se Hazard është mes pesë futbollistëve më të mirë”, u shpreh Çavi.