Largohet nga Superiorja, mesfushori që spikati me Flamurtarin e Teutën rikthehet në vendlindje

Në Shqipëri ka ardhur afro 5 vite më parë, ku luajti fillimisht për skuadrën e Luzit në Kategorinë e Dytë. Më pas te Besëlidhja dy sezone, aty ku u bë i njohur. Duke qenë se lezhjanët zotëronin kartonin, e huazuan mesfushorin shtatlartë, Lancinet Sidibe në skuadrën e  Flamurtarit për një sezon.

Në Vlorë, bashkë me patriotin e tij, Sekou Kamara la gjurmë, e madje duke qenë titullar nga më të rëndësishmit në një mesfushë më lojtarë mjaft të njohur te vlonjatët. Më pas, u huazua te Teuta e Durrësit në sezonin 2018-2019. Edhe aty si titullarë.

Këtë verë ka pasur oferta, madje edhe nga Kroacia e Izraeli, por afrikani ka vendosur që të rikthehet dhe të luajë në Guine, aty ku ka edhe familjen…

E.S./Vipsport.al/