Lajme të mira nga sulmuesi, Rashica rikthehet në stërvitje me Verderin

Milot Rashica është duke u rikthyer. Sulmuesi pësoi një dëmtim në këtë fillim sezoni, çka e detyroi të mos ishte i pranishëm në dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueses së Kosovës, ndaj Çekisë dhe Anglisë. Megjithatë, nga Rashica ditën e sotme kanë ardhur lajme të mirë ndërsa klubi i Verder Bremen ka njoftuar se 23-vjeçari ka kryer seancën e parë stërvitore pas dëmtimit.

Lojtari pritet të mos jetë i gatshëm këtë fundjavë për gjermanët, por të vihet në dispozicion të teknikut prej javës pasardhëse në ndeshjen ndaj Lajpcigut.

Sakaq, Rashica është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Verderit ndërsa shpeshherë ka nxjerrë skuadrën nga situata të vështira nëpërmjet golave dhe asistove. Ndërkohë, për Kosvën do të mund të kthehet i gatshëm për të dhënë kontributin e tij vetëm në ndeshjet e muajit të ardhshëm.