Lajm negativ për Zidan, tekniku francez humbet një titullar për sfidën ndaj PSG

Real Madrid u rikthye këtë javë te suksesi në kampionat, triumf i cili ndikoi disi për të lënë pas periudhën negative të fillim sezonit, e cila ishte shoqëruar me rezultate dhe ndeshje negative. Mirëpo, duket se për ‘Los Blancos’ nuk ka qetësi.

Së fundmi, klubi madrilen ka njoftuar se tekniku Zinedin Zidan nuk do të ketë të gatshëm për sfidën ndaj madrilenëve Marselon, i cili ka një shqetësim në shpinë. Nuk bëhet e ditur për sa kohë do të mungojë braziliani, megjithatë e sigurt është se me francezët nuk do të jetë në fushë.

Zidan tashmë duhet t’i besojë transferimit të verës nga Lioni, Ferland Mendi. Kështu, Marselo i bashkohet në infermieri lojtarëve të tjerë si Isko, Modriç pa llogaritur Asension që ka mbyllur sezonin. Lajmi i mirë është rikuperimi i Eden Hazard.