Laçi luan test me pretendentët e së Parës në kryeqytet

Laçi do të luajë nesër një miqësore dhe kundërshtar për skuadrën bardhezi do të jetë ekipi i drejtuar nga trajneri Artan Mërgjyshi, Apolonia e Fierit këtë sezon synon që të rikthehet në elitë.

Laçi dhe Apolonia do të ndeshen në Pezë, ndërsa kjo sfidë do t’u vlejë të dy trajnerëve, si Mërgjyshit ashtu edhe Starovës për të parë lojtarët e tyre në këtë periudhë ndërprerje.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Laçi huazoi te Apolonia edhe mbrojtësin e majtë Irlian Ceka që është grumbulluar edhe nga Shpresat U-21.

E.S./Vipsport.al/