Laçi blindon sulmin para Partizanit, rikthehet Teko, pritet që të debutojë edhe Dutra

Braziliani Teko ka luajtur në Europë si titullarë në radhët e Laçit dhe konfirmoi me lojën e tij se është një afrim i zgjuar nga bardhezinjtë. Por, në tri javët nuk ka luajtur për asnjë minutë, pasi siç edhe tha trajneri Starova pas ndeshjes në Shkodër ka pasur probleme me letrat për dy javët e para dhe në Shkodër nuk është aktivizuar për problem shëndetësor.

Por, jo vetëm kaq, bardhezinjtë kanë bërë të vetin edhe brazilianin Dutra. Stenio Garcia Dutra është sulmuesi që shihet si një futbollist mjaft cilësorë dhe me eksperiencë dhe që pritet t’u bëjë shumë punë bardhezinjve në vijën e parë, aty ku ka pasur shumë largime në verë dhe eksperiencë është e paktë, pasi vetëm Nuabueze garanton, ndërsa Xhixha është një lojtar me perspektivë dhe që mund të përdoret edhe nga krahët.

Sulmuesi 25-vjeçar brazilian ka luajtur së fundmi me klubin Atletiko Akreano. Mirëpo, Stenio është bërë i njohur më shumë në Finlandë, aty ku për dy vite (2017-2018) me ekipin e Lahtit shënoi 13 gola.

Sipas kalendarit të paracaktuar nga FSHF-ja dhe skorti i garave, në datën 14 shtator është planifikuar takimi Laçi-Partizani, por nuk është çudi që data të ndryshojë. Gjithsesi, në Laç janë gati për të synuar 3 pikët e para për këtë sezon.

E.S./Vipsport.al/