Kupa e Shqipërisë ngre siparin, sot startojnë ndeshjet e para

Dy ditë më parë FSHF zyrtarizoi edhe skemën për kalendarin e Kupës së Shqipërisë, teksa ditën e sotme kompeticioni do të nisë me fazën paraeliminatore.

Kështu, dy takimet e para do të jenë ato të orës 16:00. Në grupin A, në Yrshek, Vora do të presë Luzin. Skuadra e cila do t’ia dalë të marrë kualifikimin do të ndeshet më pas me Partizanin. Ndërkohë, në grupin B në orën 16:00, Tomori do të presë në Berat, skuadrën e Shkumbinit.

Sakaq, fituesja e këtij çifti do të ndeshet me ekipin e Kukësit, që është edhe fituesi në fuqi. Kështu, Kupa e Shqipërisë ngre siparin për edicionin 2019-2020.

/Egi Çabeli-VipSport.al/