Kupa e Shqipërisë / Luhen sfidat e para, Partizani e Kukësi njihen me kundërshtarët

Janë zhvilluar sot ndeshjet e para të grupit paraeliminator të Kupës së Shqipërisë. E veçanta është se në këtë tur luhet vetëm një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje siç edhe ka qenë kompeticioni disa vite më parë.

Peqinasit e Shkumbinit kanë triumfuar në Berat duke mposhtur Tomorin me rezultatin 0-3 dhe duke siguruar kualifikimin.

Ndërkohë që ka qenë interesant sfida e zhvilluar në Yrshek mes Vorës dhe Luzit 2008 që do të jenë edhe dy ekipe rivale në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Pjesa e parë dhe e dytë kanë përfunduar 0-0, ndërsa 4-3 ka fituar skuadra e Vorës.

Në turin tjetër, Vora do të luajë me Partizanin, ndërsa Shkumbini do të përballet me skuadrën e Kukësit.

SOT

Tomori – Shkumbini 0-3

Vora – Luzi 2008 0-0 (4-3 me penallti)

Në turin tjetër, Vora do të luajë me Partizanin, ndërsa Shkumbini do të përballet me skuadrën e Kukësit. Ndeshjet e para luhen në 18 shtator, ndërsa ato të kthimit në 2 tetor.