Kupa e Shqipërisë, Grupi B / Ngec Laçi, fitore të thella për Kukësin, Bylisin e Skënderbeun

Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë në Grupin B, ndonëse ishin vetëm të parat, mund të thuhet se kanë siguruar biletën për në turin tjetër të skuadrave të Kukësit, Skënderbeut dhe Bylisit. Të tre skuadrat e Superiores kanë marrë fitore bindëse në transfertë dhe pritet që të bëjnë formalitet kualifikimin në duelet e kthimit.

E papritura e ditës ishte Laçi, i cili mbylli ndeshjen pa gola përballë Elbasanit, një skuadër e Kategorisë së Parë e cila për më tepër po kalon një formë jo edhe aq të mirë. Ndeshjet e tjera duken të hapura, për kthimin, edhe pse në fakt Luftëtari bëri një hap shumë të mirë me suksesin në minutën e fundit ndaj Turbinës në transfertë.

Një ndeshje nuk u luajt, pasi Kamza nuk u paraqit për duelin me Apoloninë dhe sigurisht pritet që takimi dhe kualifikimi t’i shkojë në tavolinë ekipit fierak.

Grupi B

Shkumbini-Kukësi 1-3
Shënues:
 30′ Koreshi / 6′ Maliqi, 35′ Kamara, 69 (p) Daku

Devolli-Skënderbeu 1-4
Shënues:
80′ Tako / 44′ (p) Dita, 78′ Vitia, 89′ Pollozhani, 90+2′ Muja

Elbasani-Laçi 0-0

Turbina-Luftëtari 0-1
Shënues: 90′ (p) Fili 

Apolonia-Kamza 0-0 (Kamza nuk u paraqit)

Pogradeci-Bylis 0-4
Shënues:
17′, 49′ Ndreca, 68′ Opoku, 76′ Goxhaj

Egnatia-Besa 0-1
Shënues: 66‘ Hoxha

Lushnja-Oriku 2-1
Shënues:
 14′ , 54′ Alkanjari / 8′ Dhrami