Kukësi zbret në fushë për miqësore, përballë akademisë U19 të Football Republic

Ditën e nesërme, klubi i Kukësit do të zhvillojë një ndeshje miqësore e cila vjen si pasojë e shkëputjes së kampionatit prej pauzës së Kombëtares.

Ekipi verilindor me në krye trajnerin Shpëtim Duro do ta shfrytëzojnë këtë hapësirë në kalendar për të mbajtur në formë dhe në ritmin e ndeshjeve grupin e futbollistëve, ndërkohë që i shërben teknikut edhe për të konsoliduar më shumë idetë e tij për mënyrën e funksionimit të lojës së skuadrës.

Përballë nënkampionëve të Shqipërisë do të jetë ekipi U 19 i akademisë së Football Republic, te cilët do të kenë shansin e një sfide luksi ndaj verilindorëve duke marrë parasysh se luajnë ndaj një prej skuadrave më të vlerësuara në Kategorinë Superiore.

/Egi Çabeli-VipSport.al/