Kukësi-Tirana mbyllet me sherr masiv, skuadrat zihen në tunel edhe me policinë

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës është mbyllur me një sherr në tunelin që shkon drejt dhomave të zhveshjeve, ku janë përfshirë lojtarët dhe stafet e dy skuadrave.

Sipas SuperSport, Kale është konfliktuar me lojtarët e ish-skuadrës së tij në fundin e sfidës dhe verilindorët nuk ia kanë përtuar t’ia kthejnë. Të dy skudarat janë përfshirë në këtë kacafytje në tunelin e “Elbasan Arena”, ndërsa edhe stafet teknike nuk janë kursyer në këtë mes.

Ndërhyrja e policisë ka acaruar më shumë situatën, me bardheblutë që u janë kundërvënë forcave të rendit duke argumentuar se nuk duhej të kishin prekur lojtarët. Pas disa minutave të tensionuar, ku u desh të ndërhynin edhe presidentët e dy skudrave, në stadium u qetësua situata dhe ekipet shkuan në dhomat e zhveshjeve përkatëse. /vipsport.al/