Kukësi përgatitet për transfertën në Ballsh, Duron e shqetëson një nga titullarët më në formë

Kukësi e nisi mirë kampionatin duke mundur Partizanin e Flamurtarin, ndërkohë që në javën e tretë e shpëtoi një gol në minutën e fundit ndaj Laçit. Verilindorët nuk kanë humbur kohë dhe vetëm 2 ditë pas ndeshjes me Laçin kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, ku përballë do të ketë Bylisin në transfertë.

Mungesat e vetme në ditët e para ishin Mirlind Daku i cili ka qen i grumbulluar dhe ka luajtur me Kosovën U21 si edhe Valon Et’hemi. Mesfushori që në ndeshjet e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ka ndjerë probleme në këmbë dhe nuk është stërvitur me skuadrën.

Duro shpreson që deri në ditën e ndeshjes, ai të riaftësohet ndërkohë që një tjetër mungesë e rëndësishme është në mbrojtje. Olsi Teqja mori një dënim nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk do të jetë i gatshëm për Duron në dy ndeshjet e radhës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/