Kosova përgatitet për sfidën e madhe me Anglinë, Xhaka i jep zemër Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë mbrëmjen e sotme një ndeshje tepër të rëndësishme për fushatën e eliminatoreve të Euro 2020. Dardanët kanë udhëtuar në transfertë për t’u përballur me Anglinë, teksa vijnë pas suksesit në shtëpi ndaj Çekisë.

Një ndeshje luksi kjo për Kosovën, pasi britanikët nuk janë rivalët e drejtpërdrejt në grup, edhe pse diferenca mes dy ekipeve është vetëm një pikë, me Anglinë që mban vendin e parë dhe Kosovën në vendin e dytë.

Ndërkohë, para ndeshjes, Granit Xhaka por edhe sulmuesi Albian Ajeti ishin pranë skuadrës për ta përkrahur dhe për t’i dhënë zemër para një ndeshje të veçantë. Sakaq, të dy futbollistët pritet të jenë në stadium së bashku edhe me sulmuesin e Liverpulit, Xherdan Shaqiri.

/Egi Çabeli-VipSport.al/